Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Red Varaku
Dy goditje të forta nga SHBA dhe BE për Edi Ramën në harkun kohor të 24 orëve janë dëshmi që Rama ka hyrë në një kurs të ri politik me SHBA dhe BE pas 30 Qershorit.
Ç’po ndodh mes Edi Ramës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës? Ç’po ndodh mes Edi Ramës dhe Bashkimit Europian? Çfarë fshihet pas dy goditjeve, në harkun kohor të 24 orëve, të ndërkombëtarëve kundër Partisë Socialiste ? A po troket ora e ndëshkimit të Edi Ramës apo thjeshtë po bien kambanat e largimit të tij?
Goditja e parë nga SHBA
Shuplaka e parë ishte ajo e Departmentit Amerikan të Shtetit për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste. Ajo ka ardhur më shpejt seç pritej. Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli non-grata ish-Kryetarin e Bashkisë së Durrësit, numrin dy të Partisë Socialiste, krahun e djathtë të kryeministrit Rama, z.Vangjush Dako, bashkë ne anëtarët e familjes së tij. Asnjëherë Departamenti Amerikan i Shtetit nuk kishte shenjuar kaq hapur një eksponent kaq të lartë politik.
Deklarata e DASH ka lënë të kuptohet se ndëshkimi i politikës duhet të nisë nga PS. Dhe pikërisht nga Vangjush Dako, numri dy i Partisë Socialiste, i cili vijon të mos gjykohet nga drejtësia për korrupsion dhe dosjen 339. Praktikisht, nëse Rama dorëzon Dakon , ai duhet të japë edhe dorëheqjen, sepse Dako është këmba kryesore e fronit që mban Ramën në pushtet.
Gjykata Kushtetuese, rruga për krijimin e së cilës u hap dje nga Presidenti i Shqipërisë z. Meta, pritet që t’i shfuqizojë zgjedhjet lokale. Sepse, edhe sipas sugjerimeve të DASH vetëm kjo Gjykatë mund të shprehet nëse ishin apo jo të ligjshme zgjedhjet e 30 qershorit. Këtu fillon historia nga e para, dhe derisa të krijohet Gjykata Kushtetuese, është krijuar edhe SPAKU dhe BKH, të cilat do të pastrojnë rrugën drejt normalizimit të shtetit.
Pra, zgjedhjet vendore mund të shfuqizohen, dhe vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme, edhe vendore edhe të përgjithshme. Kjo sigurisht do të ishte goditje fatale për Ramën sepse sipas të dhënave dështimi i tij është vulosur nëse vendi shkon në zgjedhje.
Goditja e dytë nga BE
Pa kaluar as 24 orë nga deklarata e parë e DASH, është Bashkimi Europian që i ka dhënë goditjen e dytë Edi Ramës. Johannes Hahn i ka dhënë hapur mbështetje z. Ilir Meta. Ai ka paralajmëruar Edi Ramën që të heqë dorë nga shantazhet dhe shkarkimi i Presidentit Ilir Meta. Qëndrimi i BE ka qenë si rrallëherë i drejtpërdrejtë, i pazakontë, i qartë, adresuar drejtëpërdrejtë Edi Ramës.
Një deklaratë që dëshmon se BE është shumë e shqetësuar dhe po vëzhgon nga afër çështjen e Shqipërisë. Deklarata e BE nxit të gjitha partitë politike, por kryesisht Partinë Socialiste të zgjidhin krizën, duke sugjeruar se nëse kriza nuk zgjidhet, Shqipëria t’i harrojë negociatat. Nëse negociatat hapen vetëm për Maqedoninë e Veriut në Tetor, duke lënë kështu pas Shqipërinë, kjo do të ishte vërtetë një katastrofë. Përgjegjësia për moshapjen e negociatave në Tetor, ka vetëm një fajtor dhe bie drejtpërdrejtë vetëm mbi një njeri, mbi Edi Ramën.
Kjo është një deklaratë që rrëzon dhe turpëron aludimet e z. Rama gjatë fushatës së votimeve moniste. Aludime që paturpësisht shkonin deri aty sa e konsideronin dekretin e z. Meta për anulimin e 30 Qershorit, si një përpjekje që synonte destabilizimin e vendit për shkak se sipas tyre z. Meta kishte shumë frikë nga SPAK. Ndërkohë, deklarata e z. Hahn dëshmon krejt të kundërtën. Ajo është një mbështetje e hapur dhe e qartë ndaj qëndrimeve dhe propozimeve të z. Meta dhe një shuplakë aspak diplomatike për kryeministrin.
Ndërkohë, nuk ka asnjë reagim nga Partia Socialiste. Fakti që në këtë parti ka rënë një heshtje varri dhe nuk ka asnjë prononcim për këto dy ngjarje të jashtëzakonshme tregon që nuk bëhet më fjalë për shuplaka dhe sinjale por bëhet fjalë për nisjen e një kursi konflikti mes Edi Ramës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, shkaktar i të cilit është vetë Edi Rama me kërcënimin për destabilitet të Shqipërisë në 30 Qershor. Një kurs konflikti që pritet të përkeqësohet nëse Rama nuk jep menjëherë dorëheqjen për ta çuar më pas vendin në zgjedhje të parakohshme.
Por, sigurisht që nuk jemi në gjendje të parashikojmë dot se ç’mund të ndodhë ditët në vijim, sepse dinamika e situatës sa vjen e po bëhet më e paparashikueshme. Edi Rama ka dy rrugë; ose të tregohet i përgjegjshëm dhe të japë menjëherë dorëheqjen për të zgjidhur krizën e rëndë dhe për të hapur negociatat në Tetor, ose do të vazhdojë të qēndrojë në pushtet në një kurs konflikti të hapur kundër perëndimit, e cila do të na kushtojë shtrenjtë të gjithëve, duke na izoluar nga ëndrra jonë perëndimore. Një gjë është e sigurt; të dy këto qëndrime paralajmërojnë ngjarje të jashtëzakonshme për shqiptarët orët në vijim.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38