Flash News

KRYESORE

Dy standardet  e mazhorancës, kërkon vetting për të gjithë, por jo për politikën

Dy standardet  e mazhorancës, kërkon vetting për të

Prej disa ditësh tashmë, propozimi i bërë nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për nisjen e një procesi vettingu për politikën, është kthyer në qendër të diskutimeve politike.

Mazhoranca është shprehur kundër kësaj propozimi, ndërsa opozita nga ana e saj ka shkuar edhe më tej duke e hedhur edhe në letër idenë e saj për pastrimin e politikës. Në Kuvend është depozituar propozimi i demokratëve edhe për rrugën ligjore që do të bëjë verifikimin e pastërtisë së politikanëve.

Por teksa për vettingun në politikë shumica qeverisëse refuzon, është e gatshme që të gjithë të tjetër të kalojnë në filtra verifikimi.

Në fjalën e mbajtur në Kuvend sot, kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, kërkoi nga organet përkatëse nisjen e një vettingu për të gjithë pronarët e lojërave të fatit. Para se të kërkonte vetting, Braçe deklaroi se në këtë biznes kishte hyrë parja e pistë prandaj lipset vettingu.

Po kështu, edhe për kandidatët që do të jenë pjesë e garës për postin e kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit është thënë se do të kalojnë në një proces verifikimi, të ngjashëm me atë të gjyqtarëve apo punonjësve të policisë.

Duket se mazhoranca po ndjek dy standarde, teksa kërkon vetting për të gjithë ndërsa kur vjen puna tek ajo vetë(politika) refuzon me arsyetimin se këtë do ta bëjë drejtësia. Por ky argument i shumicës mund të jetë i vlefshëm edhe për pjesën tjetër, që kontrolli nga drejtësia të jetë i mjaftueshëm edhe për pronarët e lojërave të fatit apo kandidatët për kryetar të KLSH-së, pa qenë nevoja për vetting.

 

Të fundit