Flash News

KRYESORE

Dy stilistët gjerman bëjnë 'shpikjen gjeniale' për të shmangur maskat

Dy stilistët gjerman në Berlin kanë gjetur një mënyrë zgjidhjeje për t`u mbrojtur nga koronavirusi, në vend të maskave. Ata kanë krijuar një maskë më të madhe që të mbulon të gjithë kokën dhe e kanë quajtur  “iSphere”.

Kjo maskë është e krijuar nga materiali PVC-je ndërsa dy stilistët Marco Canevacci dhe Yena Young, themelues të “Plastique Fantastique” thanë se janë frymëzuar nga filmat fantastiko-shkencorë të viteve 50-60. Maska kushton 24 euro.

“Koronavirusi po ndryshon marrëdhëniet tona personale dhe po ndikojnë në perceptimin tonë për realitetin. Është një virus shumë demokratik: ai përhapet përtej kufijve, nuk ka asnjë preferencë për statusin gjinor, shoqëror, kulturor ose ekonomik. Në këtë periudhë të bllokadës, pyesim veten për mutacionin e jetës sonë shoqërore dhe efektet e privimit të prekjes fizike. Përgjigja është një helmetë plastike e vetë-prodhuar e aftë për t’i bërë njerëzit të buzëqeshin edhe gjatë një situate serioze si kjo aktuale.”

Të fundit