Flash News

KRYESORE

Dy të plagosur nga tërmeti i fundit në Korçë, dëme edhe në banesa

Dy të plagosur nga tërmeti i fundit në Korçë,

Dy persona raportohet të kenë mbetur të plagosur në fshatin Floq të Korçës pas tërmetit që ra pak minuta më parë. Ata kanë marrë dëmtime në kokë dhe në trup si pasojë e rrëzimit të mureve të banesave. Fatmirësisht, gjendja e tyre shëndetësore nuk raportohet e rëndë.

Nga juglindja e vendit raportohet gjithashtu për dëmtime të disa banesave, por më shumë informacione pritet të mësohen në vijim.

Gjashtë tërmete kanë goditur këtë rajon të Shqipërisë në vetëm tre orë. Tërmeti i fundit ishte me magnitutë 5, ndërsa më i forti ka qenë me magnitutë 5.1 dhe është regjistruar në orën 06:26.

Lëkundjet janë ndjerë të forta në juglindje të vendit, në Greqi dhe në Maqedoninë Veriore.

Të fundit