Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Dy të rinj janë gjendur pa jetë në Korçë dhe Pogradec dhe sipas policisë ata janë vetëvrarë.
Ditën e djeshme në lagjen nr. 4 të qytetit të Pogradecit në afërsi të vendit të quajtur “Kalaja” është gjetur i vetëvarur në një pemë V.F, 35 vjeç, banues në fshatin Memlisht. Policia nuk ka dhënë më shumë detaje për këtë ngjarje.
Ndërkohë sot, rreth orës 06:25, përgjatë rrugës për në Malin e Moravës, në periferi të Korçës, është gjetur i vetëvarur po në një pemë, I.M. 24 vjeç, banues në Korçë.
Ende nuk ka informacion se cilat janë shkaqet që kanë shtyrë të rinjtë drejt vetëvrasjes.
Ngjarjet në Korçë dhe Pogradec i bashkohen asaj në Vlorë, ku një 13 vjeçari vrau veten pas debatit me prindërit.