Dy të rinj nga Tirana kthehen me medalje nga Olimpiada e Metropoleve në Moskë

Dy të rinj, nxënës të shkollave të Tiranës janë kthyer fitues të dy medaljeve bronzi nga pjesëmarrja në Olimpiadën e Metropoleve nga e gjithë bota në Moskë.

“Ju kujtohet grupi i nxënësve të Tiranës që Bashkia i mbështeti për Olimpiadën e Metropoleve nga e gjithë bota në Moskë?

Fituan 2 medalje bronzi!

Deni Mastori në Kimi dhe Arkid Kaleci në Informatikë. Provë se kush është i mirë dhe punëtor, herët a vonë ia del me sukses! BRAVO!”, shkruan kryebashkiaku Erion Veliaj në rrjetet sociale, të cilët më pas i ka mirëpritur në shenjë mirënjohje në zyrën e tij.