Flash News

KRYESORE

Dy “tradhtarë” të tjerë nga PD dhe LSI pranojnë mandatet e deputetëve

Dy kandidatë tjerë në listat e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë vendosur të pranojnë mandatet e deputetëve.

Arben Elezi, i renditur i pesti në listën e PD-së në qarkun e Elbasanit në zgjedhjet e 2017-ës, dhe Amra Borova, e renditur e treta në listën e LSI në qarkun e Shkodrës, kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve formularët dekriminalizimit.

Pas miratimit në KQZ, Elezi dhe Borova do të betohen në Kuvend si deputetë të rinj.

Dy partitë opozitare kanë përjashtuar nga strukturat çdo kandidat që ka pranuar mandatin, duke i konsideruar “tradhtarë”.

Me hyrjen e Elezit dhe Borovës në Kuvend, shkon në 16 numri i deputetëve të ashtuquajturës ‘opozitë e re’.

Deputetët e rinj:

  1. Ylli Shehu - LSI
  2. Enver Roshi - LSI
  3. Edmond Rrushi - LSI
  4. Aurora Mara - LSI
  5. Elda Hoti - LSI
  6. Erdiola Braha - LSI
  7. Edlira Hyseni - LSI
  8. Ralf Gjoni – LSI
  9. Nimet Musai – LSI
  10. Enada Koçiraj – LSI
  11. Lefter Maliqi - PD
  12. Majlinda Halilaj - PD
  13. Ligoraq Karamelo - PD
  14. Alban Zeneli - PD

Kanë dorëzuar formularët:

  1. Arben Elezi – PD
  2. Amra Borova – LSI

Të fundit