Flash News

KRYESORE

Dy Trepça, një qytet: ndarja unike e futbollit në Mitrovicë

nga James Mayne/ These Football Times

 

Lufta ndikon te futbolli. Ndarja e Jugosllavisë në fillim të viteve 1990 çoi në një konflikt të përgjakshëm të bazuar në linjat etnike, me rënien e komunizmit duke lejuar etnitë e shtypura për të luftuar dhe ripërkufizuar linjat shtetërore për të akomoduar mundësinë e tyre të re të nacionalizmit.

Me konfliktin që zgjati shumicën e viteve '90, kufijtë ndryshuan sa andej këtej në përputhje me luftimet, por shumica u përcaktuan përfundimisht dhe një epokë relative e paqes erdhi në ish-Jugosllavi. Megjithatë, një kufi ka qenë vazhdimisht çështje e kontestuar: ai midis Serbisë dhe Kosovës.

Pa u penguar në çështjet e marrëdhënieve ndërkombëtare, shtetndërtim dhe askionet gjeopolitike brenda rajonit, Serbia nuk e njeh shtetësinë e Kosovës (112 shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara e njohin pavarësinë e Kosovës që nga viti 2008), pasi rajoni ka qenë historikisht nën kontrollin serb. Kosova, e cila është kryesisht shqiptare etnike, nuk dëshiron të jetë nën sundimin serb dhe dëshiron të ketë lidhje më të ngushta me Shqipërinë.

Këto tensione u shfaqën qartë kur Serbia luajti kundër Shqipërisë në një ndeshje kualifikuese për Euro 2016. Një dron fluturoi mbi fushë duke mbajtur një flamur nacionalist shqiptar - flamurin e Shqipërisë së Madhe që përfshin Kosovën nën kontrollin shqiptar - gjë që ndezi lojtarët dhe tifozët për trazira, duke çuar në braktisjen e lojës dhe duke iu dorëzuar fitoren Shqipërisë për shkak të mungesave të sigurisë në stadium dhe dhunës që tifozët serbë shkaktuan ndaj lojtarëve shqiptarë.

Pas ndeshjes, bizneset në pronësi të shqiptarëve në Serbi u vunë në shënjestër dhe u dogjën. Kjo ndeshje vlen për të treguar se si futbolli mund të pasqyrojë urrejtjen e thellë etnike dhe politike, jo vetëm në nivel ndërkombëtar, por edhe në nivel klubesh.

Qyteti i Mitrovicës gjendet në veri të Kosovës dhe është afër kufirit me Serbinë - ose atë që qeveria kosovare e quan 'kufiri serb'. Mitrovica është një qytet i ndarë, me ata që jetojnë në veri të lumit kryesisht serbë dhe ata që jetojnë në jug të lumit, kryesisht shqiptarë etnikë. Ndarja është tema që përshkruan jetën në Mitrovicë, me urën që kalon lumin e bllokuar shumë herë nga serbët e veriut si një formë proteste për të larguar çdo ide lidhjeje me shtetin e Kosovës.

Veprime të ngjashme të ndarjes ka edhe në futboll. Dy klubet që më së miri simbolizojnë këtë ndarje janë KF Trepça, në jug të Mitrovicës që përfaqëson shqiptarët etnikë dhe FK Trepça në veri, që përfaqëson serbët. Si klube që kanë emra shumë të ngjashëm, uniforma dhe simbole gati identike, i vetmi dallim i dukshëm mes tyre janë shkronjat në secilën gjuhë.

Dy klube që përfaqësojnë ndarje të kundërta sociale dhe etnike brenda Mitrovicës, dikur ishin një ekip. Të bashkuar nën FK Trepça (varianti serb i emrit duke reflektuar dominimin kombëtar në atë kohë), klubi u themelua në 1932 dhe pati sukses, duke u bërë klubi i parë kosovar që u bashkua me Ligën e Parë Jugosllave në 1977 dhe përfundoi i dyti në Kupën Jugosllave të vitit 1978, duke humbur përballë klubit kroat Rijeka. Rijeka shkoi më tej duke u bërë çerek-finaliste e Kupës së Kupave në sezonin 1979/80, duke humbur përballë Juventusit 2-0.

Teksa luftërat jugosllave mbërritën në fillim të viteve 1990, lojtarët shqiptarë filluan të largohen nga klubi, duke iu bashkuar më vonë ekipeve që do t'i pranonin, siç është Trepca 89, në anën tjetër të Mitrovicës. Sidoqoftë, ish-lojtarët e FK Trepçës donin më shumë, duke sugjeruar se ndikimi i tyre në klub kishte garantuar për të një vend të përhershëm në skenën e futbollit.

Në vitin 1999, ish lojtarët shqiptarë të FK Trepça formuan një klub të ri, KF Trepça. Nuk ishte një surprizë që këta lojtarë vendosën të largoheshin; Autoriteti serb ishte jashtëzakonisht i rëndë, policët që ndërhynin edhe në ndeshjet e futbollit. Për shkak të efekteve të luftës, shumë ndeshje duhejshin luajtur në fusha të improvizuara në zonën e Mitrovicës.

Në atë kohë, shumë serbë u larguan nga jugu i Mitrovicës dhe ikën në zonën me shumicë serbe në veri për mbrojtje. Për FK Trepça, kjo gjithashtu nënkuptonte largimin nga stadiumi i tyre, të cilin KF Trepça dhe tifozët e tyre shqiptarë e miratuan si të tyrin. Stadiumi, i cili dikur ishte simbol i kontrollit serb, tani është pagëzuar në nder të ish udhëheqësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari. Arena më vonë u përdor për të organizuar ndeshjen e parë të nivelit FIFA për Kosovën, një barazim 0-0 kundër Haitit. Shumë larg nga ditët e para kur lojtarë kryesisht serbë luanin aty.

Ndërsa këto klube kanë kaq shumë ngjashmëri, janë dallimet që i përkufizojnë. Ata luajnë në piramida të ndryshme, KF Trepça aktualisht në nivelin e dytë të sistemit kosovar - Liga e Parë - dhe kanë treguar momentet e madhështisë në të kaluarën, duke përfshirë fitimin e Superligës në vitin 2010. FK Trepça nga ana tjetër rrotullohet në Ligën e tretë dhe të katërt të sistemit të Ligave serbe dhe kurrë nuk ka përparuar më tej. Kjo ngre pyetjen: a mund të bënin përpara nëse klubet ribashkohen?

Futbolli ka vënë në dukje mospëlqimin që serbët e veriut të Kosovës kanë ndaj autoritetit shtetëror të pavarur të Kosovës, skuadrat e tyre refuzojnë të luajnë në strukturën e ligave të Kosovës që në vitin 2000. Vetëm kohët e fundit - pasi bisedimet midis dy kombeve u normalizuan në vitin 2013 - filluan planet për rivendosjen e kufirit në mënyrë që komunat veriore, të tilla si veriu i Mitrovicës mund të bëheshin pjesë e Serbisë.

Besnikëria e FK Trepça ndaj Serbisë është përforcuar më tej me ftesën e klubit për të luajtur ndeshje miqësore kundër gjigantëve të futbollit serb, Partizani dhe Ylli i Kuq, në mënyrë që të simbolizojë dhe theksojë solidaritetin midis Beogradit dhe komunave të kontestuara veriore në Kosovë. Ky simbolizëm u forcua më tej nga një tren i dekoruar në ngjyrat e flamurit serb dhe mbishkrimi "Kosova është Serbi" në 23 gjuhë. Në shumë aspekte, futbolli është gjuha e 24-të në pjesën veriore të Mitrovicës.

Serbia nuk e njeh Kosovën dhe as FK Trepça nuk njeh KF Trepçën; ata thjesht e shohin KF-në si një klub imitator, që ka vjedhur logon e tyre, uniformën, historinë dhe stadiumin. Në disa aspekte, klubet që dikur ndanin gjithçka, janë bërë simbolet e një ndarjeje unike. Të dy mendojnë se përfaqësuesja e tyre është klubi "i vërtetë", ku secili sugjeron se historia para vitit 1999 është e tyre. Pavarësisht kësaj, tani është në dorën e secilit që të krijojë një të ardhme në fushë dhe të vendosë një standard të ri për futbollin në Mitrovicë.

Dikur bashkë, tani të ndarë, Milosavljeviç, një specialist futbolli i njohur në të gjithë ish-Jugosllavinë, thotë "nuk ndodh kurrë që serbët dhe shqiptarët të luajnë futboll së bashku në Kosovë". Dikur luanin, megjithatë.

*Përkthimi: Politiko.al

Të fundit