Flash News

KRYESORE

Dy viktima në pak orë, vritet në qendër të Elbasanit i dyshuari si vrasës me pagesë

Tronditet qyteti i Elbasanit, pasi në pak orë janë shënuar dy vrasje.

Sot në orët e para të mëngjesit, rreth orës 05.00 është qëlluar për vdekje me mjete të forta Florian Lamçe, rreth 40 vjeç, banues në Elbasan.

Sipas policisë, viktima është konfikuar bashkë me dy persona të tjerë me shishe dhe sende të forta dhe të tre ishin në gjendje të dehur.

Për pasojë, ka humbur jetën Florian Lamçe, i cili njihet si person me precedent dhe i dyshuar si vrasës me pagesë nga grupet kriminale të Elbasanit.

[caption id="attachment_402198" align="alignleft" width="1254"] Pamje nga vendi i ngjarjes[/caption]

“Në orët të para të mëngjesit, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, në gjendje të dehur janë konfliktuar duke u dëmtuar me njëri-tjetrin me shishe dhe sende të forta shtetasit Adriano Hajdari, 42 vjeç, Sokol Sanxhaktari, 34 vjeç, dhe Florian Lamçe, rreth 40 vjeç, banues në Elbasan. Lamçe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Ndërsa dy shtetasit e tjerë të përfshirë në këtë konflikt kanë marrë plagë të lehta dhe janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Grupi hetimor vijon punën pēr zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njofton policia.

Kujtojmë se në orët e vona të natës së mbrëmshme, në Elbasan u vra me thikë edhe 23 vjeçari Regis Runaj.

Burime bëjnë me dije se viktima ishte mik i Emiljano Ramazanit, i cili u ekzekutua në 20 korrik.

Runaj njihet si njeriu më i besuar i Emiljano Ramazanit, dhe një emër jo i panjohur për policinë, pasi ka qenë i skeduar nga këta të fundit si shpërndarës droge.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa po bëhet krehja e zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Të fundit