Flash News

KRYESORE

Dy viktima nga Tirana dhe 152 të infektuar në 24 orë, MSH: Tetë të tjerë të intubuar

Dy viktima nga Tirana dhe 152 të infektuar në 24 orë, MSH:

Dy viktima dhe 152 të infektuar janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, dy viktimat janë nga Tirana dhe kishin sëmundje bashkëshoqëruese.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 171 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 57 vjeçar dhe një 65 vjeçare nga Tirana, me sëmundje të bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë kryer në 24 orët e fundit 810 testime dhe janë konfirmuar 152 raste.

Rastet ditore të identifikuara si rezultat i gjurmimit, testimit dhe hetimit epidemiologjik janë si vijon :

68 raste në Tiranë, 16 në Elbasan, 11 në Durrës, 9 në Shkodër, 8 në Vlorë, nga 7 raste Kavajë, Berat, nga 5 raste Fier, Pukë, 3 në Lushnje, nga 2 raste në Kamëz, Gramsh, Kuçovë, nga 1 rast në Lezhë, Mirditë, Rogozhinë, Mat, Vau i Dejës, Divjakë, Dibër”, tha Mirela Cami, Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor.

COVID-19 – Statistika (15 Shtator 2020)

Testime totale                   75576

Raste pozitive                    11672

Raste të shëruara             6668

Raste Aktive                       4664

Humbje jete 340 (Qarku Tiranë 163, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 21, Fier 17, Korçë 15, Lezhë 13, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   2366

Durrës                                  520

Shkodër                               362

Lezhë                    267

Elbasan                                 248

Korçë                    209

Fier                                        192

Vlorë                     170

Kukës                    140

Berat                     92

Dibër                     51

Gjirokastër                        47

Të fundit