Flash News

KRYESORE

Dy vite debitor në OSHEE, sepse nuk ka paguar kamatën e kamatës...!?

Dy vite debitor në OSHEE, sepse nuk ka paguar kamatën e

Ismet Izeti prej vitesh kishte dy fatura energjie pa paguar dhe në vitin 2015 bën pagesën përmes bankës.

Prej dy vitesh, OSHEE nuk ia heq emrin nga sistemi, por një gjë e tillë e penalizon zotin Izeti, pasi ai nuk mundet të kalojë kontratën nga statusi “privat” në “familjar”. Pas interesimit të emisionit “STOP”, punonjësit e OSHEE fillimisht thonë se nuk e kanë shkresën e pagesës së kamatës, ndërsa më pas thuhet se zoti Ismet Izeti nuk ka paguar kamatën e kamatës…

“Kam patur dy fatura pa paguar, ishin harruar. Me bankë u paguan sipas rregullit, gjithashtu dhe kamata. Kam që në 2015 deri më sot nuk ma hiqet nga sistemi dhe kjo bëhet pengesë për çfarëdo lloj problemi që kam unë. Përshembull, tani kam një problem, dua që çmimin privat ta kaloj në atë familjar sepse deri më 31 Dhjetor e kam pasur me qira dhe kanë ikur. Vij këtu thonë nuk bëhet sepse duhet të hiqen nga sistemi faturat dhe kamatat, pastaj të bëhet kjo. Vij në Tetor 2016 dhe më thonë zotërinjtë të përsërit edhe një herë ankesa dhe mbase e heqin. E përsërita e deri më sot nuk është hequr nga sistemi.”

Ismet Izeti shprehet se ka shkuar shpesh pranë zyrave të OSHEE për të parë nëse ia kanë hequr emrin nga sistemi, por vazhdon të qëndrojë edhe pse është ankuar shpesh herë. Punonjësit e OSHEE i thonë t’i drejtohet drejtorisë, pasi ekziston një bord që merret me këto probleme.

Të fundit