Flash News

KRYESORE

Dy vjet pas aksidentit në qendër të Tiranës, e motra këngëtare postim prekës për ditëlindjen e Ergi Dinit

Dy vjet pas aksidentit në qendër të Tiranës, e motra

Ditën e sotme do të festonte ditëlindjen e 24-ët , por ai humbi tragjikisht jetën në një aksident më 21 nëntor 2016, në qendër të Tiranës.

E motra e tij, po ashtu një këngëtare e njohur, Barbana Dini i ka dedikuar një postim prekës në rrjetet sociale, në këtë ditë, që për familjen e saj duhej të ishte një ditë festive.

”Çdo vit mezi prisja orën 00.00 të kësaj nate për të uruar ditëlindjen! Sot është ditëlindja jote e 24!Po bëhen 2 vite që pres të “zgjohem”nga ky makth i tmerrshëm. Ishe gjëja më e bukur që më ndodhi në këtë jetë por edhe dhimbja më e madhe…nuk u ngopem me ty!Ke qenë je dhe do te mbetesh dashuria ime me e madhe,pika ime e dobët!Nuk do mundem kurrë ta pranoj humbjen tënde Ergi…”, shkruan Barbana Dini për vëllain e saj të ndjerë, i cili njihet edhe si një prej fituesve të  edicioneve të talent show X-factor.

 

Të fundit