Flash News

KRYESORE

Dy-vjetori i rezistencës e gjen Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar të përçarë

Më 8 shkurt 2018 nisi protesta në kundërshtim të nismës së qeverisë për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar në qendër të Tiranës.

Kauza e aktorëve, regjisorëve, aktivistëve e shoqërisë civile vazhdon edhe sot e kësaj dite duke shënuar kështu rezistencën më të gjatë në kryeqytet.

Megjithatë ky dy-vjetor e gjen këtë grupim të përçar. Madje, ajo është zyrtarizuar edhe në rrjetet sociale. Kështu, në njërën anë kemi Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, e drejtuar nga regjisori Kastriot Çipi dhe në anën tjetër Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit Zyrtare të drejtuar nga pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci.

Ky fakt madje u konfirmua edhe nga vetë Çipi në fillim të këtij viti ku shkruan se Goci e ka bllokuar në rrjetet sociale dhe se nuk i përgjigjet në telefon, pasi sipas tij ai i ka premtuar aktivistit Pano Sokos se do të pengojë Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit që të zhvillojë debatin për sistemin zgjedhor në (TKE).

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ndërkohë, aleanca e Gocit njofton se mbrëmjen e sotme në oborrin e teatrit, aleanca organizohet për të kujtuar gjithçka me vlerë të kësaj rezistence, madje rezervon edhe dy surpriza.

Gjatë këtyre dy viteve, artistët, qytetarët dhe shoqëria civile kanë protestuar dhe rezistuar sidomos pas miratimit nga mazhoranca të projektligjit që i hap rrugën shembjes së godinës së Teatrit, pasi është cilësuar si “akt totalitar”  dhe fillimin e një diktature të vend.

Protestës së pandërprerë i janë bashkuar edhe qytetarë të shumtë, madje kanë nënshkruar një peticion, përmes së cilit u kërkojnë autoriteteve mbrojtjen e ndërtesës historike.

Të fundit