Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Dy zëvendës/ministra i bashkohen fushatës në mbështetje të Ramës në ‘Facebook'
Prej disa ditësh po qarkullojnë mesazh nga kupola drejtuese e Partisë Socialiste, të cilët u kërkojnë militantëve dhe jo vetëm, të bëjnë komente pozitive në favor të kryeministrit Rama në ‘Facebook, në një kohë që protesta masive po organizohen nga studentët.
Pjesë e fushatës për të përmirësuar imazhin e kryeministrit është bërë zëvendës ministrit i Transporteve, Artan Shkreli dhe zëvendës ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, të cilët kanë reaguar pas një statusi të kryeministrit ne rrjetin social, ku shkruante se ishte gati te plotesonte kerkesat e te rinjeve.
Artan Shkreli: “Nese studentet nuk pranojne dialogun, dmth se organizatoret nuk duan zgjidhje për motive qe nuk kane te bejne me kerkesat e tyre; gje qe shpie ne rrjedhimin logjik se eventualisht studentet jane te instrumentalizuar. Kur ta kuptojnë mund te jete vone”, shkruan ai.
Petro Koçi: “Duhej kjo shkundje nga studentet qe te mund te ndermerrej nje reforme qe shkallmon kalbjen ne sistemin universitar. Po ta bente Kryeministri nga lart do paragjykohej si arrogance, diktature, nderhyrje ne autonimine universitare etj. Tani ka nje shans te shporret korrupsioni dhe padija nga universitetet tona. Per kete duhet komunikim i mencur dhe kembengulje per kritere europiane! Dhe ti themi jo arrogances se kujtdo!”, shkruan ai.