Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Dy zëvendësministrat nga Kosova që u “morën” vendin shefave duke u bërë pjesë e kabinetit
Edi Rama njoftoi nga Asambleja Kombëtare e PS-së ndryshimet në kabinetin qeverisës. Ndryshimet prekën shtatë ministri si dhe postin e zëvendëskryeministrit ndërsa u rikthye edhe posti i ministrisë për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Ajo që tërhoqi vëmendje ishin emrat të cilët Rama zgjodhi për t’i pasur pjesë të ekzekutivit. Dy prej tyre, mbanin postin e zëvendësministrit dhe tashmë me lëvizjet e reja, do të drejtojë institucionin duke u marrë kështu vendin “shefave” të tyre të deri djeshëm.
Zëvendësministrat që Rama zgjodhi t’i emëronte ministra, janë Besa Shahini dhe Genc Cakaj, të cilët do të mbajnë detyrat e ministrit të Arsimit dhe ministrisë së Jashtme.
Gjithashtu, si Shahini ashtu edhe Cakaj janë me origjinë nga Kosova dhe kjo është hera e parë shqiptarët nga Kosova mbajnë poste kaq të larta në qeverinë e Shqipërisë.