Flash News

KRYESORE

Dybala drejt Barcelonës? Qiradhënësi e “spiunon”

Dybala drejt Barcelonës? Qiradhënësi e “spiunon”

Sulmuesi argjentinas, Paulo Dybala, nuk ka rinovuar kontratën e qirasë me pronarët e apartamentit luksoz në Torinë, gjë e cila i rrit mundësitë për një largim të mundshëm nga Juventusi.

Sipas revistës italiane “Chi”, Dybala po mendon seriozisht të ndryshojë ambient pas mbylljes së sezonit dhe destinacioni i tij i mundshëm është ekipi katalanas, Barcelona.

Edhe pse sulmuesi argjentinas e nisi mirë sezonin , rënia e tij në fushën e lojës bëri që trajneri Allegri ta lërë për një kohë të gjatë në pankinë, gjë e cila u përforcua akoma më shumë nga dëmtimet e tij të vazhdueshme që e kanë lënë jashtë fushave për një muaj.

Kjo situatë ndoshta  e ka shtyrë Dybala-në të mendojë për një largim nga Juve, ndërkohë që po punon për riaftësimin e tij nga dëmtimet.

Të fundit