Dybala e ka me Allegrin: Sarri na ndryshoi

Paulo Dybala po merr më shumë protagonizëm me ardhjen e Maurizio Sarrit në krye të Juventusit. Argjentinasi vuajti në kohën e teknikut Max Allegri, pasi nuk po preferohej si titullar..

“Mënyra se si ekipi funksionon ka ndryshuar. Trajneri ka një mënyrë tjetër se si e kupton futbollin. Për ne sulmuesit është më argëtuese, pasi kemi më shumë hapësira dhe liri veprimi në fushë. Ne mund ta mbajmë më shumë topin dhe ekipi krijon diku tek 20 shanse për gol në ndeshje”, deklaron Dybala për ‘El Pais’.

“E konsideroj veten si një lojtar të rëndësishëm, i respektuar nga tifozët dhe shokët e ekipit. Nuk mendoj se jam një lider dhe nuk kërkoj të jem i tillë. Grupi po shkon shumë mirë. Buffon është një gentelman i vërtetë, vetëm prezenca e tij na impresionon. Gjëja më e rëndësishme është të jesh vetvetja dhe ti respektosh shokët. Për momentin ndihem shumë mirë në Torino”, – tha sulmuesi.