Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Çifti Paolo Dybala dhe Oriana Sabatini po vuajnë shumë për shkak të COVID-19. Ata rezultuan sërish pozitivë dhe në testin e dytë dhe kjo ka sjellë panik te të dy.
E dashura e Dybalasë, Sabatini, ka folur në lidhje me këtë çështje. “Me 21 unë e Paolo ishim pozitivë, kurse tre ditë më pas dolëm negativë dhe dje dolëm sërish pozitivë. Nuk e di si funksionon, edhe pse disa gjëra ndryshuan gjatë këtyre ditëve. Ndoshta ishte fals rezultati i testit që na nxori negativ. Kjo tregon se sa pak dimë rreth këtij virusi.
“Gjithsesi ne jemi shumë mirë dhe nuk kemi asnjë simptomë. Ndjehemi mirë dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë në shtëpi. Ata që kanë dyshime e dinë se 15 ditë nuk janë të mjaftueshme. Kujdesuni për veten dhe të tjerët.
"Nuk dua t’i alarmoj njerëzit, por virusi udhëton nëpër botë. Mbase përvoja ime ndihmon njerëzit dhe ata sigurohen që ka edhe njerëz që shërohen. Shumë njerëz më shkruajnë dhe më pyesin, por unë di po aq sa ata. Nëse mendoni se keni virus, qëndroni në shtëpi”, - tha Sabatini.