Flash News

KRYESORE

Dybala në super formë, statistikat ndaj Brescias janë fantastike

Dybala në super formë, statistikat ndaj Brescias janë fantastike

Paulo Dybala është në formën e jetës. Sikur të mos mjaftonin golat, ai ka edhe statistika fantastike. Sot argjentinasi shënoi një gol të përkryer ndaj Brescias dhe gjithashtu regjistroi ca shifra të mira.

Dybala numëroi gjithsej 124 prekje të topit, pati 91% saktësi pasimesh, 8 gjuajtje drejt portës, 6 shanse të krijuara, 4 krosime të sakta, 3 gjuajtje në kuadrat dhe 2 driblime të suksesshme.

Me mungesën e sulmuesit Cristiano Ronaldo, ishte trekuartisti i Juventusit udhëhoqi skuadrën e tij drejt suksesit 2-0. Rinovimi me "Zonjën e Vjetër" është ajo që presin të gjithë tani, meqë vlera e tij vetëm rritet.

Të fundit