Flash News

KRYESORE

I dyfishoi pagën vetes, Haradinaj: Nuk është e lehtë të menaxhosh gjithë këto punë

I dyfishoi pagën vetes, Haradinaj: Nuk është e lehtë të

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj vazhdon të mbrojë vendimin për rritjen e pagës së tij, nga 1300 euro në 2950. Gjatë një diskutimi me deputetët e parlamentit, Haradinaj theksoi se kryeministri ka shumë angazhime dhe se nuk është e lehtë të menaxhosh buxhetin e një vendi.

“Dikush ka punë vec me nje letër edhe paguhet 300 euro. Kjo punë është e lehtë. Unë më herët kam qenë deputet, edhe më shumë kam punuar si deputet e jo si kryeministër. Por, kur jam ulur në karrigen e kryeministrit e kam parë që nuk është e lehtë të menaxhohen gjithë ato punë. Kam obligime të mëdha, nuk është lehtë të menaxhosh buxhetin, janë 2 miliard euro”, ka thënë Ramush Haradinaj.

Vendimi i Haradinajt u shoqërua me reagime të ashpra nga shoqëria civile në Kosovë.

Të fundit