Flash News

KRYESORE

Dyfishoi testimet, rënie e lehtë e përhapjes së virusit në Gjermani

Dyfishoi testimet, rënie e lehtë e përhapjes së virusit

Në Gjermani ka sinjale të para se masat kufizuese po japin rezultate. Tani nevojiten më shumë ditë, që të dyfishohet numri i të infektuarve: duhen 11 ditë, kurse javën e kaluar duheshin vetëm pesë ditë. E thënë ndryshe, fuqia e virusit ka rënë lehtas, pasi është infektuar një numër më i madh njerëzish që tani për disa kohë janë bërë imunë ndaj virusit. Deri sot, në Gjermani ka gati 77.000 të infektuar dhe 934 të vdekur.

Dyfishohen testimet dhe shtohen shtretërit intensivë 

Masat e kufizimit të kontakteve dhe të frenimit të jetës publike megjithatë do të vazhdojnë për momentin deri në 19 prill. Qeveria dhe landet do ta ridiskutojnë gjendjen në 14 prill. Por faza e kufizimeve duhet respektuar rreptësisht të paktën deri në 19 prill, thonë virologët. Sepse shtimi i rasteve me ecuri të rëndë të sëmundjes së mushkërive Covid-19 në Gjermani sapo ka nisur

Në Gjermani është arritur të shtohet numri i krevateve në stacionet e kujdesit intensiv: nga 28.000 ky numër u rrit në 40.000. 15.000 deri 20.000 shtretër nga këto, për momentin, janë bosh.

Numri i testimeve të popullatës për virusin është shtuar: nga 160.000 në javë, në 360.000 në javë. 10 përqind e të testuarve dalin me virus. Shtimi i kapaciteteve është dëshmi e fuqisë së jashtëzakonshme mobilizuese, që ka treguar historikisht makineria e shtetit gjerman - në rast krizash nacionale. DW

Të fundit