Flash News

KRYESORE

Dylli i veshit tregon shumë për shëndetin tuaj aktual

Dylli i veshit tregon shumë për shëndetin tuaj aktual

Procesi i pastrimit të veshit herë pas herë është diçka shumë normale dhe higjenike, por jo të gjithë e dinë se dylli ka një funksion mbrojtës dhe mund të tregojë gjendjen tone shëndetësore.

Ngjyra e dyllit të veshit tuaj tregon shumë rreth shëndetit tuaj aktual.

Nëse dylli i veshit është gri pa ndonjë nuancë tjetër, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi mund të jetë vetëm pluhuri. Kjo ngjyrë është normale për të gjithë ata që banojnë në qytet, sepse ajri në qytete është mjaft i ndotur.

Nëse vëreni gjurmë gjaku kur pastroni veshët tuaj, kjo tregon se daullja juaj e veshit është e dëmtuar. Në këtë rast, veshët tuaj mund të preken nga infeksionet, të cilat mund të çojnë në sëmundje të ndryshme dhe rrjedhimisht në përkeqësimin e dëgjimit tuaj.

Nëse dylli i veshit është me ‘tepricë’ dhe me ngjyrë të errët, kjo tregon se trupi juaj po kalon një kohë shumë të vështirë, prandaj duhet të përpiqeni të kaloni disa ditë në një mjedis të qetë dhe paqësor.

Nëse kjo gjë ndodh vetëm një herë, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, por nëse keni kruarje të vazhdimshme, atëherë duhet të vizitoni një doktor, sepse mund të vuani nga një infeksion.

 

Të fundit