Flash News

KRYESORE

Dyndje për rinovim dokumentesh, hapen zyrat dhe të shtunën

Dyndje për rinovim dokumentesh, hapen zyrat dhe të shtunën

Pas njoftimit për rinovimin e kartave dhe pasaportave këtë fillimviti, ka patur dyndje në sportele të qytetarëve.

Thirrja u është drejtuar atye që jetojnë në Shqipëri, ashtu edhe shqiptarëve në emigracion, nga Ministria e Brendshme, që të verifikojnë skandencën e dokumenteve të tyre dhe të mos e lënë për në ditën e fundit aplikimin për rinovim.

Pikërisht për të shmangur radhët, për shkak të fluksit të madh të aplikimeve për karta identiteti, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile ka urdhëruar këtë të shtunë hapjen e të gjitha zyrave të aplikimit për Tiranën.

Hapja e zyrave në fundjavë është një mundësi më shumë për gjithë të punësuarit, që nuk e kanë të mundur të kryejnë përtëritjen e dokumentit gjatë javës, për shkak të angazhimit në punë.

Të fundit