Flash News

KRYESORE

Dyshe-treshe në parlament, cilët ishin "të vetmuarit e së mërkurës"

Kordoni i policisë ndante veç parlamentarët dhe veç ish-deputetet e qytetarët protestues në anën tjetër. Teksa protesta vazhdonte, deputetët takonin njëri-tjetrin në oborrin parlamentar, shkëmbenin biseda dhe niseshin drejt sallës së parlamentit.

Ajo që ra në sy tek deputetët është se disa prej tyre ishin të shoqëruar dhe po bënin rrugën bashkë, e disa të tjerë po ecnin vetëm.

Ilir Beqja dhe Eduart Shalsi, të cilët shihen shpesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit, kanë hyrë bashkë në parlament.

Ecja e Lleshajt dhe Klosit ishte në "nivel ministror", dy ministrat bashkë.

E dy të shkarkuarit, ish-ministrat Peleshi dhe Bushati kanë shoqëruar njëri-tjetrin.

Ndërsa Majko, fytyrë-ngrysur, ka preferuar të ecë vetëm. Ministri i Diasporës shpesh ka zgjedhur të mos përfshihet shumë me kolegët e tij dhe as në vendime të kryeministrit. Por është nga ata ministrat që "s`bëzanë" kur nuk është dakord, por me të vetmen alternativë të tërheqjes.

Tom Doshi i vetëkënaqur nuk ka qejf të ndajë rrugën me asnjë.

Ralf Gjoni nga ana tjetër, deputeti më i ri, po ashtu ka ecur vetëm drejt sallës së parlamentit.

Foto të tjera

Fotot nga Jona Kazani

Të fundit