Flash News

KRYESORE

Dyshime për aktivitet kriminal, Gjermania hap hetimet për Arbër Çekajn

Dyshime për aktivitet kriminal, Gjermania hap hetimet për Arbër

Arber Çekaj, pronari i magazinës ku u kap kontenieri me 613 kg kokainë në Maminas të Durrësit në fillim të këtij viti do të vijojë të mbahet nga autoritetet gjermane edhe pse, ndonëse u arrestua atje për llogari të Shqipërisë në muajin maj.

Sipas ‘News 24’, Gjermania ka nisur një hetim ndaj tij, pasi dyshohet se kompania e tij “Arbri Garden” është e përfshirë edhe atje në aktivitetet kriminale. Lajmi është konfirmuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, por nuk ka dhënë detaje nëse biznesmeni po hetohet për rastin e kokainës së kapur në Durrës, apo për raste të tjera.

Për ngarkesën rekord të kokainës së kapur ndonjëherë në Shqipëri, vijojnë të mbeten pas hekurave vetëm shoferi i kamionit Armando Pezaku dhe menaxheri i firmës, Donaldo Lushaj, ndonëse dyshohet se në këtë ngarkesë janë të implikuar disa grupe kriminale.

Të fundit