Flash News

KRYESORE

Dyshime per ekspertizën e audio-përgjimit, mund të jetë dërguar tjetër kampion zëri

Dyshime per ekspertizën e audio-përgjimit, mund të jetë

Ditën e djemshme, në media u publikua lajmi se ekspertiza e audio-përgjimit mes Agron Xhafajt dhe Albert Veliut (bashkëpunëtorit X) po bëhet në Itali nga Institutit të Policisë Shkencore Italiane.

Lidhur me këtë lajm, ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka sqaruar se në Itali është dërguar një tjetër kampion zëri, ndërsa thekson se prej disa ditësh ka shkuar në Romë ndodhet edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi.

Më herët, kryeministri Rama dhe ministri Fatmir Xhafaj janë shprehur të bindur se audio-përgjimi është i sajuar. Vetë-siguria e Xhafajt ka arritur deri aty sa ka pohuar se nëse materiali është i vërtetë, atëherë është gati të dorëhiqet.

Statusi i plotë:

OPGJ dixhital denoncon:

Mashtrimin e prokurorise se Tiranes me urdher te Edvinit per zerin e Geron Xhafes!?

Asnje autoritet zyrtar italian nuk ka marre persiper ekspertizen!

Don Agaçio sekretari i pergjithshem i mafies shteterore po merret me kete afere! sb

“Pershendetje Dr jame OPGj ne prokurorine e Tiranes po ju njoftoj se koleg te mije thone qe kane fute dike tjeter per kampionin e zerit dhe nuk eshte e agronit. Eshe dhene tek prokuroria e tiranes sepse aty kane pas akses, dhe jo te krimet e renda. Perveç kesaj moshtrijne se asnje marrveshje apo marrje persiper per ekspertize nga organet italiane nuk egziston por Don Agaçio dhe dhe avikati Visha qe ka nje jave qe rrine ne Rome per te rregulluar ekspertizen fallco te klientit te tij,anonim ju lutem doktor se me iken koka!”

Të fundit