Flash News

KRYESORE

Dyshime për eksploziv në një automjet, bllokohet qarkullimi në aksin Shijak-Durrës

Dyshime për eksploziv në një automjet, bllokohet qarkullimi

Është bllokuar në këto momente qarkullimi në aksin Shijak-Durrës pasi dyshohet se një automjeti i është vendosur eksploziv. Policia ka rrethuar zonën ndërsa mjeti që dyshohet se i është vendosur eksploziv është tip “Benz” me ngjyrë ngri.

Forcat xheniere janë duke mbërritur në vendngjarje.

Ndërkohë, ka reaguar babai i pronarit Arlind Lala , Musa Lala, një ditë pas shpërthimit të një sasie eksplozivi në shkallët e jashtme të një klinike dentare në Shijak.

Lala ka thënë se ata nuk kanë konflikt me asnjë person dhe se klinika i shërben të gjithë njerëzve.

Sipas tij, shkak për këtë është bërë inceneratori i mbetjeve që do të ndërtohet.

“Djali im është administrator i  impiantit në Shijak. Në protestën e së mërkurës e dhunuan, tani ai ndodhet në spital,” është rrëfyer për New24, Musa Lala .

Të fundit