Flash News

KRYESORE

Dyshime për larje hesapesh, detaje nga atentati ndaj 40-vjeçarit në Durrës

Durrësi u trondit sot, pasi një 40-vjeçar u ekzekutua me armë zjarri në mesditë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 18 të Durrësit. Policia është njoftuar për ngjarjen, ndërsa personi është dërguar i plagosur në spital por nuk ka mundur të mbijetojë edhe pse është futur në operacion. Detaje të reja zbardhen nga ngjarja e rëndë.

Sipas burimeve ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për larje hesapesh për problemet që kishte viktima jashtë vendit. Viktima quhet Feriz Bardhi nga fshati Shën Vlash i Durrësit.

Në vitin 2012 Bardhi ishte arrestuar në Ascoli/Itali, pasi bashkë me një tjetër shqiptar Arif Qelia, u kapën me 700 gramë kokainë të pastër. Ata u akuzuan për trafik ndërkombëtar të kokainës, dhe cilësoheshin nga policia italiane si korrierë të drogës.

Sipas policisë autorët e kanë ruajtur dhe kanë kontrolluar lëvizjet e tij duke e ditur itinerarin dhe pritur çastin e volitshëm. Policia ka sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë në subjektet pranë vendit të ngjarjes për zbardhur krimin e rëndë.

Feriz Bardhi

 

Durrës/Informacion Paraprak

Më datë 01.08.2019, rreth orës 12:55, në lagjen Nr.18, Durrës, persona të paidentifikuar kanë plagosur me armë zjarri shtetasin F.B.,40 vjeç, banues në Shën Vlash, Durrës, i cili u transportua në Spital ku dhe ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.

 

 

 

Të fundit