Dyshime për mohim vize nga Ambasada e SHBA, Petrit Vasili bën publik dokumentin

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili  ka reaguar pas dyshimeve për mohimin e vizës nga Ambasada e SHBA.

Zyra e shtypit e LSI-së ka shpërndarë foton e vizës të Petrit Vasilit, të lëshuar më 14 qershor 2018-të.

E pyetur nga Zëri i Amerikës, nëse nënkryetarit të LSI-së Z. Petrit Vasili i është refuzuar viza, Kryemadhi tha:

“Jo, nuk besoj se i është refuzuar viza, z. Vasili, sepse në qoftë se ka njeri më me pa probleme është z. Vasili, megjithatë unë nuk e vendos dorën në zjarr as për fëmijët e mi dhe as për bashkëshortin tim. Ajo që dua të them është që në çdo rast, çdo ndarje e informacionit në raste të tilla me ambasadën amerikane dhe me LSI-në ne do të jemi të gatshëm, por mos harrojmë vetëm një gjë që z. Vasili ka qenë një nga bashkëpunëtorët më të mirë me z. Lu përsa i përket Reformës në Drejtësi dhe ka qenë një nga njerëzit, i cili ka nxitur dhe ka realizuar përfundimin e komisionit AD-HOC të Reformës në Drejtësi në Shqipëri”.