Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Dyshimet e prokurorisë: Policët panë vrasësin e avokatit Gurra, por nuk reaguan
Të tjera detaje janë zbuluar nga vrasja mafioze e avokatit Ravik Gurra mbrëmjen e 22 Marsit në qytetin e Elbasanit. Sipas burimeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, raporton ABC News, autori pasi kreu ekzekutimin, u largua në këmbë pikërisht pranë një patrulle policie që ndodhej shumë pranë lokalit. Pranë vendngjarjes, sipas burimeve, ndodheshin edhe 2 oficerë krimesh të policisë së Elbasanit, të cilët u larguan sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Mosreagimi i dy oficerëve po verifikohet nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, pranë Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme. Dyshohet se vrasja e Ravik Gurrës, të jetë bërë për shkak të profesionit të 50-vjeçarit, por nuk përjashtohen as pistat e tjera nga Policia e Shtetit.
I ndjeri ishte i njohur si avokati që mbronte personat me rekorde të theksuara kriminale, jo vetëm në qytetin e Elbasanit, por edhe në Tiranë e Durrës. Hetimet po kryhet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Pavarësisht këqyrjes së pamjeve nga kamerat e sigurisë, nuk është rënë ende në gjurmët e autorit. Pas krimit në periferi të qytetit u gjend një makinë e djegur, që dyshohet se u përkët autorëve.