Flash News

KRYESORE

Dyshimet për hakmarrje, identifikohet autori i vrasjes së Marjo Majollarit

Dyshimet për hakmarrje, identifikohet autori i vrasjes së Marjo

Ende pa kaluar 24 orë nga ngjarja e rëndë, ku Mario Majollari 28 vjeç u ekzekutua me 4 plumba pistolete, policia e Tiranës ka mundur të identifikojë autorin e krimit.

Sipas policisë, autori është Kastriot Gjuzi 40 vjeç.

Autori është vëllai i Ilir Gjuzit, i cili është vrarë në vitin 2000 nga i ati i Marjo Majollarit, Avni Majollari. Ky i fundit është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Ilir Gjuzit dhe Amarildo Nelaj.

Kastriot Gjuzi është shpallur në kërkim pasi policia edhe mbrëmë nuk arriti ta gjejë në banesën e tij në Tufinë. Edhe sipas dëshmisë së okularëve, autorët pas krimit janë larguar me një automjet në drejtim të Tufinës.

Pista kryesore e hetimit është hakmarrja, ndërsa 40-vjeçari është shpallur në kërkim. Ai njihet si me person me precedentë të mëparshëm penal.

Të fundit