Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Dyshimet për pagën e bashkëshortit, përfaqësuesi i ONM-Donika Prelës: Dosja juaj më la shije të keqe
Kryetarja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në saj të procesit të vettingut.
Seanca ka zgjatur mbi dy orë dhe një nga pikat më të debatuara gjatë seancës së parë dëgjimore ishte paga e bashkëshortit të Prelës.
Ka qenë përfaqësuesi i ONM-së, Theo Jacobs, ai i cili ka ngritur dyshime mbi të ardhurat e tyre familjare, e konkretisht pagën e të shoqit, pasi nga viti 2003 deri në 2011 është marrë cash dhe jo në bankë.
“Jam i sigurt që ju keni provuar që të pini ilaçe në mëngjes dhe ato ilaçe të lënë një shije të keqe dhe s’mund ta pish mire kafen.
Dhe pas drekës shija përmirësohet. Kam lexuar dosjen tuaj dhe në akoma nuk kemi arritur në kohën e drekës për të shmangur dyshimet për të larguar shijen e keqe në gojën time. Pse bashkëshorti juaj e ka marrë pagën në të holla dhe pse ai ka pasur llogari bankare? Kjo mund të duket pyetje pa vend por ju e dini në diskutimet tona dhe se nuk janë paguar taksat me koincidence ose jo?
Më ndihmo të kuptoj se kjo nuk është rastësi pse bashkëshorti juaj është gënjyer nga kompania e ndërtimit. Ato e kanë ndërtuar në këtë mënyrë për të shmangur pagesën e taksave. Pyetja është bashkëshorti juaj është viktimë apo bashkëpunëtorë në këtë skemë?”, është shprehur përfaqësuesi i ONM në seancë.
Nga ana tjetër Prela u përgjigje: “Detyrimi i takon kompanisë të paguajë detyrimet në shtet, por në momentin që u informua për këtë gjë bëri padi civile duke kërkuar kthimin”.