Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Dyshimet për përdhunim në Francë, lirohet nga burgu Chris Brown
Chris Brown është liruar nga burgu në Francë, pasi u arrestua me dyshimin për përdhunim.
Megjithatë, sipas zyrtarëve, vijon hetimi mbi incidentin e pretenduar, thanë zyrtarët në kryeqytetin francez.
Ylli i R&B u arrestua të hënën bashkë me 2 burra të tjerë, pasi një 24-vjeçare pretendoi se u përdhunua nga këngëtari në një hotel në qytet më 15 janar. Pasi u la i lirë, Chris në rrjetet sociale mohoi çdo akuzë.
"Dua ta bëj plotësisht të qartë, se akuzat janë të rreme", -shkroi ai në Instagram. "Për vajzën dhe familjen time kjo është mosrespektuese, si edhe nuk është në karakterin dhe moralin tim."
Avokati i Brown, Raphael Chiche, tha se këngëtari deklaroi pafajësinë e tij dhe se do padisë 24-vjeçaren për shpifje.
Dy burra u arrestuan së bashku me Brown, të identifikuar nga mediat franceze si truproja dhe një mik i tij, të cilët gjithashtu janë liruar.