Flash News

KRYESORE

Dyshimet për trukim, Tirana dorëzon prova të tjera për ndeshjen me Bylisin

Dyshimet për trukim, Tirana dorëzon prova të tjera për

Është shtyrë mbledhja e Komisionit të Etikës, e cila pritej të zhvillohej ditën e sotme lidhur me dyshimet se ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës, mes Bylisit dhe Tiranës ishte e trukuar.

Shkak për këtë është bërë mungesa e anëtarëve, pasi në mbledhje ishte vetëm kryetari i Komisionit të Etikës, Fatmir Braka dhe Bashkim Koka. Vendimi do të merret në një moment të dytë, pasi të shqyrtohen të gjitha materialet e mbledhura për ndeshjen në fjalë.

Ndërkohë, Presidenti i Tiranës, Refik Halili, ka paraqitur deklaratën e plotë me shkrim ditën e premte dhe tani pritet vetëm vendimi.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, me anë të postës elektronike, klubi i Tiranës ka dorëzuar të tjera prova, që sipas drejtuesëve bardheblu i shfajëson ata nga çdo dyshim për trukim të rezultatit.

Të fundit