Flash News

KRYESORE

Dyshimet për trukimin e ndeshjes Bylis-Tirana, Duka: Rasti po hetohet në bashkëpunim me UEFA-n

Dyshimet për trukimin e ndeshjes Bylis-Tirana, Duka: Rasti po hetohet

Presidenti i FSHF-së Armand Duka, së fundmi ka reaguar për sfidën e parë të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë Bylis-Tirana ( 2-1 ), e cila dyshohet se është trukuar.

Teksa po vëzhgonte sot punimet në kantierin e stadiumit të Kukësit, Duka shprehu keqardhje për këtë fakt dhe shtoi se mendimi i tij për sfidën mes ballshiotëve dhe bardhebluve është i njëjtë me atë të tifozëve.

“Nuk do të më vinte mirë që në prag të festimit të përfundimit të një kampionatit të flasim për trukime. Është një dyshim i fortë që ndeshja Bylis-Tirana mund të jetë trukruar. Unë nuk jam jurist dhe hetues. Jap një opinion dhe më është dukur edhe mua si tifozëve të tjerë. Juristët dhe hetuesit po mundohen të mbledhin prova për të parë nëse kemi të bëjmë me një ndeshje të trukuar.

Jo vetëm hetuesit dhe juristët shqiptar, por edhe ndërkombëtarë dhe UEFA në bashkëpunim të ngushtë, po hetojnë që nga dita e parë për të dalë në një konkluzion. Me të vërtetë më vjen shumë keq që në një kohë që Shqipëria u largua shumë nga lista e ndeshjeve të trukuara, detyrohemi të diskutojmë sërish edhe aq më shumë për ekipin që pritet të dalë kampion, bashkë me Bylisin. Nëse vërtetohet që ka trukime, besoj se do të ketë vendimet e merituara për të luftuar këtë fenomen”, u shpreh Duka.

Të fundit