Flash News

KRYESORE

Dyshimet përforcohen më shumë, Albi Nako i lidhur me modelen e Tv Klan

Ndoshta nuk është i shëruar komplet por mund të themi se Albi Nako e ka harruar dashurinë e vjetër. Me ardhjen e Klaudias në Shqipëri, Albi Nako është nisur drejt Brukselit. Dhe nëse gjatë paradites u përfol se ai iku të mos takohet me Klaudian, pas postimit të balerinës së Klanit atëhere ndryshon versioni i historisë.

Alba Hoxha, balerina e Tv Klan dhe parashikuesja e motit në këtë televizion duket se është në një marrdhënie me koreografin. Dyshime për një lidhje të mundshme janë hedhur edhe më parë por kësaj radhe përforcohet akoma më shumë pasi edhe Alba ndodhet në Bruksel dhe kjo nuk mund të jetë një rastësi.

Ndoshta janë për ndonjë projekt të tyrin, ndoshta jo. Koha do ta vërtetojë.

Të fundit