Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Dyshohej për eksploziv, arrestohet i riu pas aksidentit në Kombinat
Një aksident është shënuar mbrëmë në orët e vona të natës në Tiranë. Policia është vënë në ndjekje të një makine tip “Smart” pasi kishte dyshime se transportonte lëndë shpërthyese. Drejtuesi i mjetit nuk i është bindur policisë për të ndaluar dhe ka tentuar të largohet, por në zonë e Kombinatit është përplasur me një mjet tjetër tip “Benz”. Shoferi, Antonio Gjoshi është larguar me shpejtësi, por u arrestua menjëherë nga policia. Pas hetimeve të para, rezultoi se “Smart-i” nuk kishte lëndë shpërthyese, por Gjoshi ishte person me precedent të mëparshëm penalë.
***
Po dje një 34-vjeçar është arrestuar ditën e djeshme në Tiranë pasi kërcënoi me thikë punonjësit e policisë bashkiake. Shërbimet e policisë të D.V.P.Tiranë, më datë 04.10.2017, arrestuan shtetasin : – Arben Lleshi, 34 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar disa herë më parë, për vepra të ndryshme penale. Ky shtetas në rrugën “Komuna e Parisit”, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar dhe kanosur me thikë, punonjësit e policisë bashkiake. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë bashkiake” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”, parashikuar nga nenet 236 e 238 të Kodit Penal.