Flash News

KRYESORE

Dyshohen për përfshirje në vrasjen e kandidatit për kryebashkiak, arrestohen 28 oficerët e rajonit të policisë

28 oficerë të rajonit të policisë në qytetin perëndimor të Meksikës, Ocampo, janë arrestuar pasi dyshohet se janë përfshirë në vrasjen e Fernando Angeles Juarez, i cili po kandidonte për kryebashkiakun e Ocampo.

Të gjithë anëtarët e departamentit të policisë bashkiake të Ocampo janë marrë në paraburgim nga departamenti i punëve të brendshme të policisë, raporton Reuters.

Pasi Juarez u vra, autoritetet arrestuan Oscar Gonzalez Garcia, sekretari i sigurisë publike të Ocampo.

Kujtojmë që këtë të dielë, Meksika do të mbajë zgjedhjet presidenciale. Fushata e këtij viti është një nga më të përgjakshmet në historinë e Meksikës, ku dhjetëra politikanë, kandidatë dhe aktivistë u vranë.

Sipas një studimi nga kompania e analizës së riskut Etellekt, në total 113 politikanë janë vrarë në periudhën shtator 2017 –maj 2018.

Të fundit