Flash News

KRYESORE

Dyshohet për vrasjen e Elion Hysës, shoqërohet në polici një person

Dyshohet për vrasjen e Elion Hysës, shoqërohet në polici

Trupi i pa jetë i Elion Hysës u gjet i pajetë në zonën Nikël të Fushë-Krujës. 34-vjeçari ishte shpallur i zhdukur prej disa ditësh, i cili është gjetur ditën e sotme i vrarë dhe i groposur.

Një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së 34-vjecarit është është shoqëruar në polici. Lajmin e bën të ditur Policia në një njoftim për shtyp.

“Sot, Shërbimet e Komisariatit të Policise Krujë, pranë varrezave të fshatit Shelqet, Komuna Nikel  kanë gjetur të groposur shtetasin K.H. 34 vjeç, banues në Gjormë të Rrethit Kurbin, të shpallur në kërkim (i humbur).

Grupi hetimor ka bllokuar një sërë provash materiale duke bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar ku njëri prej tyre, shtetasi H.R. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe është shpallur në kërkim shtetasi A.T.

Grupi hetimor me ekspertë të fushës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë po punojnë për sqarimin e të gjithë rrethanave të ngjarjes.

Për shkak të hetimeve nuk jepen më shumë detaje”, njoftoi Policia.

Të fundit