Flash News

KRYESORE

Dyshohet se helmuan ish-spiunin Skripal në Angli, emrat e dy oficerëve rus

Dyshohet se helmuan ish-spiunin Skripal në Angli, emrat e dy oficerëve

Të dyshuarit kryesorë për vrasjen e mbetur në tentativë të spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia, janë identifikuar dy shtetas të Rusisë.

Thuhet se personat e dyshuar, Alexander Petrov dhe Ruslan Boshirov, janë oficerë nga shërbimi inteligjent ushtarak i Rusisë.

Skripal, 66 vjeç dhe vajza e tij Yulia, 33, u helmuan me agjent nervor në muajin mars në Salisbury.

Dy ruset, besohet se kanë përdorur pseudonime dhe kanë udhëtuar me pasaporta ruse dhe mendohet se janë rreth të 40-ave.

Sipas “BBC”, autoritetet angleze kanë mjaftueshëm prova mbi dy rusët që janë të dyshuar tentativën.

Ndërkohë nuk po punohet për ekstradimin e këtyre dy personave, pasi Rusia nuk ka marrëveshje ekstradimi me Mbretërinë e Bashkuar.

Megjithatë është bërë një urdhër arresti europian në rast se ato udhëtojnë në vendet e BE.

Në përgjigje të ksaj, ministria e jashtme ruse ka thënë se emrat dhe fotot e dy personave nuk kanë të bëjnë aspak me Moskën.

 

Të fundit