E akuzoi për kurrupsion, drejtori i ALUIZNI-t i kthen përgjigje Berishës, por jo qytetarit

Drejtori i ALUIZNI-t në Gjirokastër, Klodian Micka ka reaguar pas publikimit që ish-kryeministri Berisha i bëri nje mesazhi nga ‘qytetari dixhital’, i cili e akuzonte Mickën për korrupsion në këmbim të lejeve të legalizimit. Ai i kujton Berishës se në 8 vite të qeverisjes së tij në Gjirokastër u dhanë vetëm 240 leje legalizimi, ndërsa në katër vite të qeverisjes socialiste u dhanë 1800 leje.  Më poshtë reagimi i plotë i Mickës:  “Sali Berisha ka harruar qe fushata elektorale ka mbaruar dhe nuk i ve faj pasi moren goditje te forte nga keto fytyra te lumtura qe kishin 8 vjet sorollatje neper zyra dhe si gjithmone shifrat jane koke forte 2006-2014, 240 leje legalizimi 2014-2017, 1800 leje legalizimi. Falenderoj edhe njehere qytetaret per mbeshtetjen qe na dhane ne 25 qershor!  Karvani ecen perpara!”

Por drjetori i ALUIZNI-t, Micka, pjesë e karvanit rozë, nuk i ka kthyer përgjigje qytetarit, i cili i shkruante Berishës: “Mirembrema z.Berisha!Doja te ndaja nje shqetesim me ju.Ne Gjirokaster drejtori i Aluiznit per te dhene certifikaten e pronesise kerkon leke pa iu dredhur qerpiku fare.Shkoi babai im per te pyetur c’behej me dokumentat dhe drejtori i thote:-Sa do me japesh?Nuk kam as inat personal as gje tjeter.Thjesht duam te drejten qe na takon.Rama trumbeton per certifikatat falas por s’po shohim gje.Ju faleminderit!”