Flash News

KRYESORE

E akuzoi se i shiti detin Greqisë, Rama sot e emëron ambasador

E akuzoi se i shiti detin Greqisë, Rama sot e emëron ambasador

Ferit Hoxha është dekretuar nga Presidenti për ambasador të Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), rezident. Emrat për ambasadorë i propozon qeveria dhe më pas marrin firmën e kreut të shtetit.

Por ky rast tregon qartë dy standardet e ndjekura nga Rama, kur ishte në opozitë dhe tani që është në pushtet.

Ferit Hoxha ka qenë pjesë e grupit negociator mes Shqipërisë dhe Greqisë për marrëveshjen e detit të arritur në kohën e qeverisë ‘Berisha’. Atë marrëveshje, Rama e cilësoi si tradhti ndaj vendit dhe shitje të detit madje grupin negociator që kryesohej nga Hoxha e paditi.

Por tashmë duket se Rama ka një tjetër mendim për Ferit Hoxhën, madje e ka përzgjedhur si njeriu që do të përfaqësojë Shqipërinë në UNESCO.

 

Të fundit