Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
E akuzon si pjesë të KÇK-së, Arjan Ndoj u vu nën shënjestër nga Rama që në ‘listën e zezë’
Arian Ndoji është një nga emrat më të sulmuar në sistemit të drjetësisë prej mazhorancës gjatë kësaj periudhe.
Ai akuzohet nga Edi Rama si pjesë e grupit KÇK (Kap ça t’kapësh), ku përfshihen gjyqtarë e prokurorë të korruptuar, të cilët sipas kryeministrit janë të vetëdijshëm se nuk do të kalojnë sitën e vettingut.
Për herë të parë, Rama e përmendi në foltoren e kuvendit teksa u shpreh se një prokuror në Durrës bashkëpunon me organizatat kriminale dhe u bën shantazh nëpunësve të shtetit. Ndërsa nuk preferoi të fliste me emra, ai e cilësoi këtë kategori në sistemin e drejtësisë si ‘KÇK’.
Sipas Ramës, KÇK’ (Kap ça t’kapësh), përfshihet një grup gjyqtarësh dhe prokurorësh të korruptuar, të cilët janë të vetëdijshëm se nuk do të kalojnë sitën e vettingut.
Pak ditë më vonë, Ndoji ishte në qendër të akuzave politike, pas dosjes që hapi kundër kreut të Kadastrës së Durrësit, Liridon Pula, për ‘shpërdorim detyre’, të cilin gjykata e la në masë ‘arresti me burg’, ndërsa pak ditë më vonë u la i lirë nga Gjykata e Apelit.
Ndërkohë, më 2 nëntor, Ndoji u plagos në një atentat me armë zjarri në Shkozë, ndërsa udhëtonte me makinën e tij bashkë me Aleksandër Lahon, ose i njohur ndryshe si ‘Rrumi i Sukthit’, si dhe shoferin Andi Maloku. Ky i fundit ndërroi jetë disa ditë më vonë, ndërsa dy të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën.
Megjithatë, emri i prokurorit Ndoj nuk është lakuar vetëm gjatë kësaj periudhe nga Edi Rama. Kujtojmë, se emri i tij u rendit edhe në ‘listën e zezë’ me 100 emrat e denoncuar sipas tij nga publiku si njerëz të korruptuar, përfshirë edhe zyrtarë të drejtësisë.
Siç duket, në listën e ‘sistemit të drejtësi’ që denoncon Rama në 12 korrik 2017, Arian Ndoji renditet i 20-ti.
Ndërkaq, të hënën Rama ka paralajmëruar se do të prezantojë platformën e tij kundër të ashtuquajturit grupi “kap ça t'kapësh” në drejtësi.
“Të shpejtojmë dhe përshkallëzimin e luftës ndaj KÇK-së dhe të mos e lëmë thjesht dhe vetëm në radhën e pritjes së vetting-ut, por ta nisim dhe ta shoqërojmë njëkohësisht me një përshkallëzim të luftës kundër krimit të organizuar”, u shpreh Rama në seancën e fundit në Kuvend, për grupin pjesë e së cilës është edhe Ndoji i denoncuar prej tij që para dy vitesh.