E akuzuan se po përhap koronavirusin në plazh, Florjan Binaj publikon rezultatet e testit të COVID-19

Florjan Binaj, aktori i “Portokallisë”, u infektuar me COVID-19 muajin e kaluar dhe gjithë procesin që nga testimi pozitiv, karantinën dhe mposhtjen e koronavirusit, i ka ndarë me fansat dhe ndjekësit e tij.

Më 29 qershor aktori bëri tamponin e dytë dhe rezultoi negativ, duke iu rikthyer jetës së mëparshme.

Pasi rezultoi negativ ndaj koronavirusit, Flori ka shkuar në plazh dhe po ashtu këto momente i ka ndarë me ndjekësit e tij, të cilët janë shprehur të indinjuar dhe e kanë akuzuar që po spërhap kështu koronavirusin.

Një komentues i ka shkruar: “Florjan për ty karantina nuk funksionon? Dole pozitiv dhe futja plazhit tani, shpërnda virusin.”

Ky koment duket se i ka rënë sy Florit, i cili i ka kthyer: “Mëso të numërosh dhe do të dalin ditët fiks! Dhe mëso të mos i kërkosh llogari të tjerëve.”

Pas kësaj, Flori ka publikuar foton e analizave në Instastory ku shihet qartë që në tamponin e dytë ka dalë negativ, duke thënë se nga sot e tutje kujtdo që e pyet a është i infektuar, do i bëjë bllok.