E ardhmja e Hysajt në udhëkryq, Napoli kërkon 20 milionë euro për kartonin

E ardhmja e Elseid Hysajt është e paqartë. Mbrojtësi i kombëtares duket se nuk ka më vend te të kaltrit e drejtuar nga Carlo Anchelotti me sezonin e ri që nis shpejt.. Klubi napolitan ka vendosur çmimin për kartonin e futbollistit: e shet për shumën e 20 milionë eurove.

Por një shifër e tillë duket se ka trembur klubet pretendente. Vetëm Roma vazhdon që të shfaqë interes për shqiptarin, pasi e shikon atë si një përforcim mjaft të mirë në të djathtë të mbrojtjes. Për më tepër që kjo di t’i jepte mundësi edhe Florenci-t që të dilte më përpara për të sulmuar.

Mediat italiane shkruajnë se palët do të takohen sërish këtë javë për të gjetur një rrugë të mesme. Gjasat janë të mëdha që Napoli të ulë disi pretendimet financiare dhe akordi të mbyllet për shumën e 15 milionë eurove.