Flash News

KRYESORE

E ardhmja e Hysajt tek Napoli, shkodrani pret takimin me Ançelotin

E ardhmja e Hysajt tek Napoli, shkodrani pret takimin me Ançelotin

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj, po kalon një perishë të vështirë tek ekipi i Napolit.

Shkodrani ishte një ndër lojtarët kyç në formacionin e ekipit italian dhe tani është kthyer në një ndër rezervat e skuadrës së drejtuar nga Ançeloti.

Disa ditë më parë agjenti i tij, Mario Xhufredi bëri me dije se Hysaj do të kërkonte largimin që në merkaton e janarit.

Ai pretendon se Ançeloti i kishte kërkuar të qëndronte dhe më pas nuk e ka mbajtur fjalën sepse e ka lënë Hysajn në stol.

Sipas “Il Mattino”, drejtori sportiv i Napolit ka biseduar me Xhufredin dhe mendohet se i ka thënë agjentit se Hysaj do të jetë pjesë e rëndësishme e ekipit për pjesën e dytë të sezonit.

Ndërkohë, mediat italiane bëjnë me dije se një takim i mundshëm do të jetë ai mes trajnerit italian Ançeloti dhe vetë lojtarit shqiptar ditën e hënë.

Të fundit