Flash News

KRYESORE

E ardhmja e Messi-t tek Barcelona, Bartomeu: Ai mund të luajë deri në moshën 45-vjeçare

E ardhmja e Messi-t tek Barcelona, Bartomeu: Ai mund të luajë deri

Lionel Messi vazhdon të mbajë në emrin tij një sërë rekordesh, ku së fundmi arriti kuotën e 600 goalve në të gjithë karrierën e tij si profesionist.

Presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu, është shprehur optimist lidhur me të ardhmen e argjentinasit, teksa ka thënë se Messi mund të luajë futboll deri në moshën 45 vjeçare.

“Messi mund të luajë deri 45 vjeç, kush e di. Ne themi se do të luajë 3,4 apo 5 vite më shumë, por nuk e dimë më siguri se sa, atë e di vetë Leo. Leo ka për të luajtur gjithmonë në Barcelonë, ai është i lidhur me këtë klub, është një gjeni dhe e ka treguar prej shumë sezonesh. Po jetojmë një epokë të jashtëzakonshme me të”, u shpreh Bartomeu.

Por ndërkohë ai ka thënë se janë duke u përgatitur për largimin e “pleshtit” dhe se lojtarë të tjerë si Dembele, Lenglet dhe Arthur janë atje për të ndërtuar një ekip që mund të luajë dhe pa 31-vjeçarin.

“Jemi duke përgatitur periudhën e pas largimit të Mesit. Lojtarë si Dembele, Lenglet dhe Arthur janë atje për të ndërtuar një ekip që mund të luajë dhe pa Mesin, megjithëse unë shoh një rrugë të gjatë përpara”, u shpreh presidenti i Barcelonës.

Të fundit