Flash News

KRYESORE

E ardhmja e paqartë e Hysajt, Panucci ka një këshillë për Ancelotin

E ardhmja e paqartë e Hysajt, Panucci ka një këshillë

Trajneri i njohur, Carlo Anceloti pritet të zyrtarizohet në ditët në vazhdim në krye të ekipit të Napolit, pasi marrëveshja është arritur.

Megjithatë, emërimi i 58-vjeçarit në krye të napolitanëve ka rritur spekulimet sa i takon të ardhmes së mbrojtësit të Kombëtares, Elseid Hysaj.

Lidhur me këtë çështje ka ndërhyrë trajneri i përfaqësueses, Christian Panucci, i cili në një prononcim për "SkySport Italia" e ka këshilluar teknikun e ardhshëm të Napolit mbi fatin e Elseid Hysaj tek kjo skuadër.

Panucci mësohet ti ketë thënë Ancelottit se në formacion duhet të ketë edhe Hysaj.

"Them vetëm Hysajn, sepse e kam parë në stërvitje me Shqipërinë . Carlo e di mirë se çfarë duhet të bëjë. Nëse Napoli synon të bëjë hapin e madh në drejtim të kualiteti, duhet të mbajë lojtarë të mirë në skuadër me të cilët mund të punosh”, ka thënë Panucci.

Për Hysajn kanë shfaqur interes disa ekipe angleze, ndërsa vlera e kartonit llogaritet rreth 40 milion euro.

Të fundit