Flash News
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Gjekmarkaj letër Gjykatës së Apelit: Kthejini legalitetin Partisë Demokratike dhe opozitës
E ardhmja e Ronaldos tek Reali, Figo: Do mbetet ekipi më i mirë në botë edhe pa Cristianon
Portugezi Cristiano Ronaldo shokoi tifozët e Realit të Madridit me deklaratën e tij pas finales së Champions-it, ku u shpreh se do të largohej nga bardhezinjtë.
Pas kësaj deklarate, u përfol për një rikthim të mundshëm të Ronaldos tek Manchester United krah Mohurinhos, por nuk u anashkalua edhe një transferim i mundshëm tek PSG-ja e Neymar.
Ndërkohë, ish-ylli i Real Madridit, Luis Figo, është shprehur se shpreson që Ronaldo të qëndrojë te “Los blancos”.
“Unë shpresoj që Cristiano të qëndrojë, siç duan të gjithë tifozët e Real Madridit”, ka thënë ai.
Ndërkohë Figo ka theksuar se një ditë Cristiano nuk do të luajë më, dhe Reali do vazhdojë të jetë i njëjti edhe pa të.
“Një ditë ai do të ndalet së luajturi, ndërsa Real Madridi do të vazhdojë të jetë një nga klubet më të mira në botë”, është shprehur ai.
Kujtojmë se Ronaldo është duke u përgatitur për Kupën e Botës me Portugalinë, e cila do të përballet me Spanjën më 15 qershor, me Marokun më 20 qershor dhe me Iranin më 25 qershor në Grupin B.