Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
E ardhmja e Shqipërisë te PPP-të, ose hapi i shpejtë drejt krizës
Alba Çela
Në foltorja e Kuvendit këtë javë, ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj i quajti kontratat e Partneritetit Publik Privat, PPP-të famëkeqe, si zgjidhja më e mirë për qytetarët: një mënyrë për të ofruar shërbime të shpejta publike që nuk mund të mbulohen vetëm nga buxheti. Në të vërtetë, kjo qeveri ka fituar tashmë një varësi të rrezikshme nga PPP-të dhe shpenzon shumë kohë dhe përpjekje për të zhvilluar reklamimin e tyre. Në 10-15 vitet e ardhshme, buxhetit të shtetit do t’i duhet të përballojë një kosto prej rreth 2 miliardë eurosh për shkak të angazhimit në kontratat e PPP-ve, për shërbime të zakonshme publike si infrastruktura, arsimi dhe kujdesi shëndetësor.
Kjo shifër nuk është gjë tjetër veçse një tregues i lëvizjes së shpejtë drejt një 'fiksimi' tjetër financiar dhe jo i ofrimit të shpejtë të të mirave publike. Nuk ka asnjë mënyrë të mirë që qeveria shqiptare ta përballojë këtë kosto: ose do të zvogëlojë ndjeshëm investimet publike të planifikuara për vitet e ardhshme, të cilat dëmtojnë qytetarët, ose do t’i taksojë ata drejtpërdrejt. Ekspertët e ekonomisë shqiptare parashikojnë se ka më shumë mundësi që të zgjidhet rruga e dytë, duke rritur taksat për familjet shqiptare, jo më pak se 200 euro në vit. Mund të mos duket shumë, megjithatë kjo shifër është e barabartë me një pension mesatar për një të moshuar shqiptar dhe është gjysma e pagës mesatare për një anëtar të një familjeje të klasës së mesme.
Kjo mbështetje e pafre te e ardhmja, duke grabitur qytetarët paraprakisht, ka rezultuar shumë e mangët në vendet e tjera dhe shumë problematike në kontratat ekzistuese në Shqipëri, siç janë shërbimet e dializës dhe kontrollit. Prandaj nuk është e qartë pse qeveria i mbron PPP-të, veçse nëse ka arsye të lidhura me korrupsionin e errët. Kostoja mesatare e sigurimit të një shërbimi përmes PPP-ve në vend të procedurave të tjera të zakonshme (tenderët, kompanitë shtetërore, etj.) është rreth dyfishi. Kjo vjen si pasojë e disa faktorëve që lidhen me kostot e kapitalit (kompanitë marrin kredi nga bankat me norma komerciale më shumë se normat e favorshme që iu ofrohen qeverive), tarifat e ndërtimit dhe me motivin përfundimtar të fitimit. Ekzistojnë shpenzime shtesë të fshehura që lidhen me mungesën e konkurrencës të përfshirë në këtë proces.
Një tjetër aspekt lidhet me parimet e supozuara të një qevere të majtë në pushtet. Në të vërtetë, me një qasje kaq të djathtë në mënyrën e qeverisjes, shumica e votuesve shqiptarë kanë harruar se drejtohen nga një parti Socialiste. Të gjitha këto koncesione janë duke i ngarkuar konsumatorët e thjeshtë me tarifa dhe taksa që peshojnë rëndë në xhepat e tyre modestë. Le të marrim shembullin e tarifës së propozuar rishtazi për autostradën Tiranë-Durrës. Kjo është zemra e infrastrukturës së vendit. Rrugët dytësore që lidhin dy qytetet më të mëdha të vendit nuk janë plotësisht të aksesueshme. Edhe një herë, ashtu si në shembullin e Rrugës së Kombit, qytetarëve nuk u lihen alternativa.
PPP-të funksionojnë vetëm për pak njerëz që përfitojnë prej tyre. Ata po i pasurojnë subjektet tashmë të pasura dhe të mëdha afariste, të cilat po bëjnë investime minimale dhe nuk po i japin llogari askujt. Kompanitë nuk përballen me kosto apo ndonjë lloj tjetër pasojash negative, kur shërbimet e premtuara nuk ofrohen në kohë ose në mënyrë efektive. Është përsëri shteti që e merr përsipër këtë barrë.
Si përfundim, këto kontrata paraqesin rreziqe të larta për financat publike sapo buxheti i shtetit të fillojë të shlyejë pagesat e parashikuara në marrëveshje. Për një qeveri që mburret për uljen e borxhit publik dhe për disiplinën fiskale, kjo është shumë ironike. Këto kontrata janë një formë e pastër e rritjes së borxhit publik në mënyrë të maskuar, vetëm për të shmangur përfshirjen në llogaritjen e raportit të borxhit ndaj PBB-së. Megjithatë, vetëm për shkak se janë të aftë në fshehjen e tij, borxhi nuk do të zvogëlohet. Kjo është kriza e nesërme që po gatitet.
*Shkruar për gazetën që botohet në Anglishte 'Tirana Times', me lejen e së cilës u përkthye për Politiko nga Loneta Progni.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38